Konjufca po qëndron në Bruksel në Samitin e dytë të Parlamentit Evropian 

28 qershor 2021 | 10:54

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Parlamentin Evropian në Bruksel.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryekuvendari Konjufca do të marrë pjesë në Samitin e dytë të Parlamentit Evropian me kryetarët e Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të diskutohet për rolin themelor të parlamenteve në procesin e zgjerimit të BE-së në epokën pas Covidit dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar.

Po sot, në kuadër të vizitës, kryetari i Kuvendit të Kosovës do të takohet edhe me Komisionin për Punë të Jashtme (AFET) dhe delegacionet e përhershme të PE për Ballkanin Perëndimor, si dhe me zv/residentin e Parlamentit Evropian, Fabio Massimo Castaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën e tretë të kualifikimeve direkte, sot do të…