Konjufca: Policët e rënë në detyrë, heronj të sundimit të ligjit

26 korrik 2022 | 12:51

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se policët e Kosovës të rënë në detyrë janë heronjtë e sundimit të ligjit.

“Sot po shënojmë 22 vjet të themelimit të Policisë së Kosovës, institucionit bosht të Kosovës. Në këtë rrugëtim, 21 policë të Kosovës kanë rënë në kryerje të detyrës. Ata janë heronj të sundimit të ligjit, demokracisë dhe paqes në Kosovë”, ka thënë Konjufca.

Ai ka përmendur edhe heroin Enver Zymberi të rënë në veri të Kosovës. “Ai dha jetën në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës”, është shprehur Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Ismet Rashiti Babi, Ti nuk je në dasmë, Po…