Konjufca pranoi nga SBAShK-u nismën legjislative për ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale
30 shtator 2024
| 13:08
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të hënën në takim Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).
Në bazë të Ligjit për nisma legjislative, kryetari Konjufca ka pranuar në mënyrë solemne nismën legjislative të nënshkruar nga qytetarë, me propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, të dorëzuar nga përfaqësues të sindikatës SBAShK.