Konjufca pranon detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme nga Pacolli
04 shkurt 2020
| 14:01
Ministrit në largim, i Punëve të Jashtëm (MPJ), Behgjet Pacolli ia ka dorëzuar detyrën ministrit të ri, Glauk Konjufca.
Pacolli i ka uruar Konjufcës suksese në detyrën e re.
“Unë besoj se Glauku e do atë që e bënë, është profesionist”, ka thënë Pacolli.
Në shumicën e ministrive është bërë sot pranim-dorëzimi i detyrës.