Konjufca pranon propozimin për Projektligjin e pensionimit të vullnetshëm dhe të parakohshëm të mësimdhënësve
25 shtator 2024
| 15:34
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të mërkurën në takim Rrjetin e Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP), të përbërë nga 14 organizata të shoqërisë civile në vend.
Në njoftimin e Kuvendit është thënë se në bazë të Ligjit për nisma legjislative, Konjufca ka pranuar në mënyrë solemne nismën legjislative të nënshkruar nga 10 mijë qytetarë, me propozimin për hartimin e Projektligjit për pensionimin e vullnetshëm të parakohshëm të mësimdhënësve në arsimin parauniversitar, si dhe për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për arsimin parauniversitar, të dorëzuar nga përfaqësues të ROSCAP.