![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/konjufca.jpg)
Konjufca pret mbështetjen e Francës për liberalizimin e vizave
Kryetari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur martën në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me ç’rast e ka uruar për marrjen e detyrës.
Konjufca e ka falënderuar ambasadorin Guerot për përkrahjen të cilën Franca ka ofruar për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit, zhvillimit dhe rrugëtimit drejt integrimeve evropiane.
Kryetari i Kuvendit ka theksuar se presin nga shteti francez mbështetjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës meqë janë përmbushur tashmë të gjitha kriteret e kërkuara. E po ashtu edhe përkrahjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës, BE, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare.
Kryetari Konjufca dhe ambasadori Guerot konfirmuan përkushtimin dhe gatishmërinë për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në sfera të interesit të përbashkët.