Konjufca pret në takim ambasadoren e Estonisë, e falënderon për përkrahjen

16 shkurt 2023 | 17:38

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadoren jorezidente të Republikës së Estonisë në Kosovë, Janne Jõesaar-Ruusalu.

Konjufca i shprehu mirënjohje ambasadores Janne Jõesaar-Ruusalu për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Estonia mike dhe partnere strategjike i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Republikës së Kosovës ndër vite në fusha të ndryshme, përfshirë përkrahjen e palëkundur në procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik.

Ambasadorja Jõesaar-Ruusalu e falënderoi Konjufcën për pritjen dhe po ashtu i uroi 15-vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Njëherësh ritheksoi vazhdimin e mbështetjes së shtetit të saj ndaj Kosovës.

Kryetari Konjufca dhe ambasadorja Jõesaar-Ruusalu i vlerësuan të shkëlqyera marrëdhëniet dypalëshe dhe shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryqi i Kuq bëri thirrje për mbi 700 milionë dollarë…