Konjufca pret në takim guvernatorin e BQK-së
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca,ka pritur sot në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.
Ky i fundit ka uruar Konjufcën për përzgjedhjen në pozitën e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Guvernatori Mehmeti e njoftoi kryetarin Konjufca lidhur me zhvillimet në sektorin financiar për progresin e arritur në këtë sektor, si dhe rëndësinë e tij në zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi.
Njëherësh, guvernatori Mehmeti përmendi edhe sfidat e prioritetet e BQK-së, ku Kuvendi i Kosovës është mbështetësi më i rëndësishëm në realizimin e tyre.
Ndërkaq Konjufca e ka falënderuar guvernatorin Mehmeti për informacionin e dhënë dhe ofroi përkrahjen e Kuvendit për realizimin e objektivave me interes të përbashkët institucional.