Konjufca pret në takim kongresmenin Torres
19 nëntor 2022
| 20:55
Kryekuvendari Glauk Konjufca i ka uruar mirëseardhje kongresmenit amerikan, Ritchie Totrres në Kosovës.
Konjufca përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se kongresmeni Torres është një mik i madh i shtetit të Kosovës.
“I dëshirojmë mirëseardhje kongresmenit amerikan Ritchie Torres në Kosovë. Kongresmeni Torres është një mik i madh i shtetit tonë”.
Kryekuvendari e kujtoi fjalimin e kongresmenit Torres për Kosovën në Dhomën e Përfaqësuesve.
Gjatë një fjalimi të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, Torres kishte thënë: “Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja e ka vend të veçantë. SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në Evropën Jugore se Kosova dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në”.