Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin amerikan

18 dhjetor 2024 | 16:35

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin amerikan, Jeffry Hovenier.

Duke e falënderuar për vizitën, kryeparlamentari Konjufca i ka shprehur mirënjohje për angazhimin përgjatë mandatit të tij në Kosovë, ku ka dhënë kontributin e tij shumë të rëndësishme në rritjen e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, me përkushtim ndaj ruajtjes dhe avancimit të interesave tona të përbashkëta.

Po ashtu, kryetari Konjufca ka nënvizuar se ashtu si gjatë mandatit të ambasadorit Jeffry Hovenier, institucionet tona shtetërore do të jenë plotësisht të angazhuara, me konsideratë dhe mirënjohje të thellë, për të forcuar gjithnjë e më shumë raportet me aleatin tonë më të madh, ShBA-në, që ka një kontribut dhe rol të pazëvendësueshëm në vendin tonë.

Kryetari Konjufca e ka përgëzuar ambasadorin Hovenier për punën e tij të mirë të deritanishme dhe i ka uruar atij suksese sa më të mëdha në angazhimet e tij ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, zhvilloi takim lamtumirës…