Konjufca: Prishtina e Tirana dalin me një deklaratë të përbashkët
Kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca ka publikuar deklaratën e përbashkët me homologun e tij nga Shqipëria, Gent Cakaj. Të dy mbështesin bashkimin e partive shqiptare në Luginë të Preshevës.
Kosova e Shqipëria kanë dalë me deklaratë të përbashkët për arritjen e një koalicioni të partive shqiptare në Serbi, para zgjedhjeve të prillit.
“Deklaratë e Përbashkët. Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund”, thuhet në postimin e Konjufcës në “Facebook”.