Konjufca priti në takim ambasadorin amerikan

31 gusht 2022 | 21:41

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier dhe Alyson Grunder, zëvendësshefe e Misionit, të cilës i ka dëshiruar mirëseardhje në vendin tonë dhe e ka uruar për detyrën e re.

Kryetari Konjufca e ka falënderuar ambasadorin Hovenier për përkrahjen dhe mbështetjen e gjithanshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Republikës së Kosovës.

Në takim u vlerësua lart miqësia dhe partneriteti i palëkundur ndërmjet shteteve tona dhe u ritheksua përkushtimi për bashkërendimin e objektivave të përbashkëta dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, aktualisht nënkryetar i…