Konjufca priti në takim ambasadorin Szunyog, diskutojnë për sigurimin e vaksinave

24 mars 2021 | 20:39

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot priti në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, raporton Gazeta Express.

Ambasadori Szunyog ka përgëzuar Konjufca për detyrën e re, përmbylljen e procesit zgjedhor si dhe konstituimin e organeve të reja të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kryeparlamentari Konjufca ka potencuar rëndësinë e përmbylljes së procesit të konstituimit të institcioneve të reja me votimin e presidentes së vendit.

Në takim është diskutuar për situatën e gjithmbarshme politike në vend, me theks të posaçëm në situatën me pandeminë.

Në këtë kontekst është përmendur nevoja imediate për sigurimin e kontingjentit të parë të vaksinave anticovid, për të cilën gjë ambasadori i BE-së ka thënë se janë të gatshëm të japin kontributin e tyre në kuadër të mundësive që kanë.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, duke mbështetur punën e Kuvendit të Kosovës dhe trupave të tij.​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Llukman Ajdini i lindur më datë 25.01.1972 në Samolicë, shpalli…