Konjufca: Pro-amerikanizmi është i rrënjosur thellë në vlerat e shqiptarëve
Ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca, ka folur për amerikanizmin, për të cilën LVV është duke u akuzuar nga LDK-ja, konkretisht ish ministri Agim Veliu.
Përmes një shkrimi në Twitter, Konjufca ka thënë se, pro-amerikanizmi është mentalitet kolektiv i shqiptarëve të Kosovës.
Sipas tij, anti-amerikanizmi është propagandë e rëndë, pasi përcaktim pro-amerikan është i rrënjosur thellë në vlerat e shqiptarëve.
“Ky është një mentalitet popullor, një mentalitet kolektiv i njerëzve të Kosovës. Kushdo që është kundër SHBA-së, nuk mund të fitojë zgjedhjet në Kosovë.
Anti-amerikanizmi është një propagandë e neveritshme. Asnjë fuqi në botë nuk mund të ndryshojë kursin pro-perëndimor, miqësinë dhe afërsinë e njerëzve të Kosovës. Ky përcaktim është i rrënjosur thellë në vlerat tona kolektive”, ka shkruar ai në Twitter.