Konjufca propozon tërheqjen e shtatë ambasadorëve, në mesin e tyre edhe Vlora Çitakun
Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Diasporës, Glauk Konjufca, ka propozuar sot tërheqjen e 7 ambasadorëve nga misionet diplomatike.
Në profilin e tij në “Facebook”, Konjufca ka shkruar se në mesin e tyre është edhe ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku.
Postimi i plotë i Konjufcës:
Që në fillim të mandatit jam zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politik që e kanë përfunduar mandatin 4 vjeçar të paraparë sipas ligjeve në fuqi të Republikës se Kosovës.
Duke u bazuar në nenin 93, pika 8 dhe nenin 84 pika 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenin 13 të Ligjit nr.03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës (GZ. Nr 46/15 janar 2009) dhe bazuar në nenin 10 (paragrafi 9) të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm dhe me qëllim të respektimit të nenit 7,7 të Ligjit Nr.03/L-207 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës,( GZ.76, 10 gusht 2010), në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozoj tërheqjen nga misioni të këtyre ambasadorëve politik :
Znj. Vlora Çitaku
- Edon Cana
- Lirim Grejçevci
- Shpend Kallaba
Znj. Mimoza Ahmetaj
- Ylber Hysa
- Ramadan Avdiu