
Konjufca pyet: Ma gjeni një vend në botë që e prek fondin e Trustit
01 tetor 2020
| 08:59
Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka bërë me dije se Partia Demokratike e Kosovës nuk e rrëzon qeverinë për shkak të interesave. Konjufca ka thënë se zgjidhja më e mirë për ekonominë do të ishte largimi i kësaj qeverie.
Ai ka thënë në “Rtv Dukagjini” se Vetëvendosja nuk e voton pakon e rimëkëmbjes ekonomike pasi qeveria po dëshiron t’ua ndryshojë destinacionin parave të OKB-së.
Po ashtu, ai ka thënë se politika e tërheqjes së parave të Trusit është e gabuar. “Ma gjeni ndonjë vend në botë, madje edhe ato që i kanë punët më keq se Kosova, që e prek fondin e Trustit”, tha ai.