Konjufca pyetet për Martin Berishajn: Drejtësia duhet të thotë që ka bërë krime, pastaj veprojmë

24 shkurt 2023 | 16:00

Kryetari i Kuvendit i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se institucionet e drejtësisë duhet të tregojnë fakte nëse ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është vërtetë i përfshirë në operacionet e kompanisë GEN në Ballkan.

Ai ka thënë se kur kjo gjë të faktohet, institucionet kosovare do të ndërmarrin masa ndaj tij. Konjufca ka kërkuar disa herë evidencë për veprimtarinë e Berishajt, por ende nuk ka marrë asgjë.

“Jo, duhet me dalë institucionet e drejtësisë dhe me thënë se Martin Berishaj ka bërë krime dhe vepra penale. Deri atëherë ju ftoj të gjitha faktet me i prezantuar, mirëpo në bashkëpunim me të gjitha shtetet që kemi deri tani dhe të gjitha çfarë u kemi kërkuar, diçka që tregon ndonjë evidencë, nuk kemi asgjë deri tash. Në momentin që do t’i marrim ato, besoj se qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme do të veprojë”, ka thënë ai për “Ekonomia Online”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi vendosi rekord në afatin kalimtar të janarit, duke shpenzuar…