Konjufca: Qeveria Haradinaj u formua për demarkacionin dhe “Zajednicën”
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe Presidencën, të cilat sipas tij janë duke nxituar që me çdo kusht të themelojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Konjufca në seancën plenare të Kuvendit, ka deklaruar se Qeveria Haradinaj është themeluar për ta miratuar demarkacionin me Malin e Zi dhe “Zajednicën”
“Presidenti dhe Qeveria po nxitojnë për ta themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Kjo tash është një qeveri e pakicës, dhe po e kuptojmë dita e ditës se pse po ekziston Qeveria Haradinaj. Kjo Qeveri u themelua për ta miratuar demarkacionin, ‘Zajdenicën’ dhe për ta menaxhuar Gjykatën Speciale. Kjo qeveri nuk u themelua për të zhvilluar ekonominë”, ka thënë Konjufca.
Ai ka thënë se Lista Serbe krejt çfarë ka bërë është se e ka ndërruar vendin ku ulej zakonisht në Kuvendin e Kosovës.
“Të thuash që është e pandershme të rrëzohesh me Listën Serbe se sa të qeverisës me Listën Serbe, është pa koment”, ka thënë Konjufca.