Konjufca: Raportet qeveri – presidencë nuk janë sikur para 5 viteve që edhe ndërkombëtarët çuditeshin

06 qershor 2024 | 12:35

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për raportet ndërmjet Qeverisë dhe Presidencës.

Ai ka thënë se relacionet janë të mira dhe nuk ka asgjë dramatike.

Madje, sipas tij këtë e kanë thënë edhe vet presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Konjufca të enjten pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, është shprehur se dallime për çështja të caktuar ka edhe në vende tjera mes liderëve shtetëror, por siç ka thënë ai ata gjithmonë dalin të koordinuar para bashkësisë ndërkombëtare për çështje me interes shtetëror.

“Relacionet janë të mira nuk ka asgjë dramatike. Kryeministri e presidentja i dhanë qëndrimet e tyre. Pajtohem me presidenten se qëndrimet e ndryshme nuk mund të quhen luftë politike. Mund të ketë dallime këto janë të natyrshme, kështu ndodhë në çdo vend të botës. Ne kur dalim dhe i formulojmë qëndrimet, para bashkësisë ndërkombëtare dalim më qëndrime të përbashkëta”, ka thënë Konjufca.

Sipas tij është e rëndësishme që krerët e shtetit nuk kanë qëndrime të ndryshme sa i përket çështjeve vitale siç ka thënë ai sikur para pesë viteve  kur edhe ndërkombëtarët çuditeshin.

“Ajo çfarë është e rëndësishme që mos të përsëritet ajo çfarë ndodhi para 5-6 viteve, kur kryeministri doli kundër ndryshimit territorial, ishin personalitete tjera që ishin pro ndryshimit territorial, dhe ndërkombëtarët çuditeshin se si institucionet qendrore marrin orientime të ndryshme sa i përket interesave vitale të shtetit tonë. Unë nuk shoh asgjë të ngjashme tash me të kaluarën”, ka thënë Konjufca.

Konjufca: Raportet Qeveri – Presidencë nuk janë sikur para 5 viteve që edhe ndërkombëtarët çuditeshin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një konferencë për media, Nënkryetarja e PDK-së Besianë Musmurati…