Konjufca: Rreshteri Bunjaku e mbrojti Kosovën me jetën e tij
Kryetari i Kosovës, Glauk Konjufca, në ceremoninë shtetërore të varrimit të Afrim Bunjaku, rreshterit të vrarë dje në veri, ka thënë se 24 shtatori do të shënohet në historinë e Kosovës si dita kur Afrimi ka rënë dëshmor dhe është bërë hero i Kosovës.
Ai është shprehur se Bunjaku ka rënë në krye të detyrës si oficer i denjë i Republikës në mbrojtje të lirisë e pavarësisë.
“Dita e 24 shtatorit do të shënohet në historinë e Kosovës sikur dita kur Afrim Bunjaku ra dëshmorë e u bë hero i Kosovës, për ta ngritur shtetin tonë. Afrim Bunjaku ra në krye të detyrës si oficer i denjë i Republikës në mbrojtje të lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës sonë”, ka thënë ai, raporton “KK”.
Më tutje, Konjufca ka thënë se Afrim Bunjaku e ka mbrojtur Kosovën me jetën e tij.
“Rreshteri Afrim Bunjaku dje e mbrojti Kosovën me jetën e tij, ndërsa nga sot rënia e tij do t’i frymëzojë brezat e ardhshëm se si mbrohet atdheu”, ka thënë Konjufca.