Konjufca: Sakrifica e Jasharëve, çasti më i rëndësishëm për lirinë tonë
06 mars 2022
| 10:14
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë sot homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Konjufca ka thënë se sakrifica e familjes Jashari ktheu të gjithë kombin në një ushtri dhe të gatshëm për ta dhënë jetën.
“Është një moment që jo vetëm e ktheu të gjithë kombin në një ushtri dhe të gatshëm për ta dhënë jetën, por edhe një sakrificë që shkundi botën, e lëvizi botën demokratike dhe e aktivizoi faktorin ndërkombëtar që të besonte në kauzën tonë”, ka thënë kryeparalamentari.
“Sakrifica e Jasharëve është çasti më i rëndësishëm brenda përpjekjes çlirimtare të popullit të Kosovës për lirinë tonë”, ka shtuar ai.