Konjufca: Serbia ka pretendime territoriale, por Kosova kurrë s’ka qenë më e përgatitur për t’u mbrojtur
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës, por sipas tij, shteti ynë kurrë s’ka qenë më e përgatitur për t’u mbrojtur.
Konjufca ka thënë se grupet në veri kurrë s’kanë qenë më të dobëta, pasi ato çdo ditë janë në shpartallim.
“Serbia gjithmonë ka pretendime territoriale ndaj Kosovës, por edhe Kosova kurrë s’ka qenë më e përgatitur për ta mbrojtur territorin e saj. Këto deklarata nuk thuhen për të krijuar panik. Ne i kemi institucionet tona që na informojnë direkt. Ato grupe ekzistojnë, janë ne Serbi, ndërsa për grupe brenda Kosovës kurrë s’kanë qenë më të dobëta, çdo dite janë në shpartallim. Institucionet e sigurisë kanë ardhur edhe na kanë treguar neve, çka ndajmë ne është çështje strategjike. Atë që e ndava unë, pas dy ditësh e tha z. Clark”, është shprehur Konjufca.