Konjufca: Serbia ngriti kurth me 1,000 teste për COVID-19, Kosova nuk ra në atë kurth

24 prill 2020 | 23:14

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka komentuar edhe donacionin prej 1,000 testeve për COVID-19 të ardhura nga Serbia.

Konjufca ka thënë se Serbia ka dashur t’i përdorë testet por Kosova nuk ra në kurth.

“Ato një mijë teste nuk janë asgjë. Qëllimi i Serbisë ka qenë që Daçiqi të mbajë një fjalim në OKB e të konsideroj qeverinë e Kosovës si raciste pasi ne edhe testet i shohim një etnike. Përkundrazi Gjermania, Amerika dhe Britania e Madhe e përgëzuan Kosovën për këtë veprim. Kjo ka qenë një kurth i Serbisë që në për një mijë teste nuk ramë”.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës thotë se Serbisë duhet përmendur dhunimet seksuale në luftë që kanë bërë ushtarët dhe policët e saj.

Konjufca thotë se 1,000 teste nuk janë asgjë por që nuk kanë dashur t’i japin shkas Serbisë të paraqes Kosovën raciste.

“Dëmi do të ishte i madh nëse qeveria do të kishte filluar me qasje etnike”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca./TVDukagjini

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marash Kumbulla është njëri prej futbollistëve të rinj të kampionatit…