Konjufca sërish votoi ndryshe nga Vetëvendosja

29 korrik 2022 | 16:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sërish ka votuar ndryshe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në seancën e sotme të Kuvendit nuk është miratuar projektligji që rregullon çmimin e produkteve medicinale, për të cilin deputetët e opozitës janë përplasur me partinë në pushtet.

Kur projektligji është hedhur në votim pas një debati të zgjatur rreth kësaj teme, Konjufca ka abstenuar, ndërkohë  deputetët e LV-së kanë votuar kundër.

Konjufca, njësoj pati vepruar edhe për Projektligjin për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti Bardh Rexha ka konfirmuar largimin nga skuadra e Vëllaznimit.…