Konjufca, shefit të zyrës së BE-së në Kosovë: Dialogu duhet të përfundojë me njohjen reciproke në qendër
07 shkurt 2023
| 12:18
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të martën në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Tomas Szunyog.
Në këtë takim janë shkëmbyer pikëpamjet për zhvillimet aktuale politike, aktivitetin dhe prioritetet e Kuvendit, bashkëpunimin e ndërsjellë si dhe agjendën evropiane të Republikës së Kosovës.
Kryetari Konjufca ka ritheksuar se procesi i dialogut me Serbinë duhet të përmbyllet me marrëveshje ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër.
Kryetari Konjufca dhe ambasadori Szunyog kanë shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në funksion të mbështetjes së Kuvendit dhe trupave të tij.