Konjufca: Shpenzimet për festën e pavarësisë janë tronditëse

12 mars 2019 | 11:48

Shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se ka shkelje ligjore dhe keqpërdorime financiare sa i përket ndarjes së mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për këtë çështje, ai ka thënë shpenzimet për festën e pavarësisë janë tronditëse.

“Kjo qeveri a nuk e di kur është pavarësia!? Çdo vit është e njëjta datë, nuk lëkundet. Si është e mundshme që shpenzimet për pavarësi të merren nga ky fond dhe gjithmonë me lëkundje shumë të mëdha financiare. Shpenzimet për festën e pavarësisë janë tronditëse”, është shprehur Konjufca.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se paratë që janë ndarë…