Konjufca shpreh ngushëllime për vdekjen e tre të miturve në Jabllanicë

02 shkurt 2025 | 09:59

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime mbi vdekjen tragjike të tre të miturve në Jabllanicë të Gjakovës.

Konjufca përmes një postimi në “Facebook” ka kërkuar që të ketë hetim tejet të detajuar të të gjithë rastit sa më shpejtë.

”Është e dhimbshme dhe e papërshkrueshme humbja e jetëve të tre të miturve në Jabllanicë të Gjakovës.

Bëj thirrje që në kohën sa më të shpejtë të kemi hetim të imtësishëm e të tërësishëm të rastit.

Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët që humbën më të dashurit e tyre, në këto momente jashtëzakonisht të vështira për ta dhe gjithë shoqërinë tonë, duke u lutur që të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje kaq të madhe!”, ka shkruar Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tragjedisë që…