Konjufca: Shtetet jodemokratike po afrohen shumë me njëra-tjetrën dhe po krijojnë aleanca

04 mars 2024 | 12:05

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca,  gjatë fjalimit j në konferencën “Diplomacia parlamentare për sigurinë rajonale dhe integrimin euro-atlantik”, ka thënë se shtetet jodemokratike po afrohen shumë me njëra-tjetrën.

Konjufca ka thënë se ato po krijojnë aleanca mes tyre, prandaj është e nevojshme që edhe shtetet demokratike të forcojnë raportet me njëra-tjetrën.

Ai ka kërkuar që të mos neglizhohen konferencat që i mundësojnë takimet mes liderëve të Ballkanit Perëndimor.

“Ballkani nevojë për konferenca ku zhvillohen takime mes parlamenteve dhe përfaqësuesve të tyre përgjatë konferencave”, ka thënë Konjufca.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Golden State u mund thellë me shifrat 88-140…