Konjufca: S’ka paqe pa e pranuar krimin Serbia dhe pa e njohur Kosovën

05 prill 2021 | 12:29

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë homazhe në Rezallë të Skenderajt,  ka thënë se nuk ka paqe derisa sa Serbia të pranojë krimet që ka bërë dhe ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Konjufca  ka thënë se Serbia është mbushur me varre masive të shqiptarëve.

“Serbia është ajo e cila është e mbushur me varre masive të shqiptarëve. Serbia është e mbushur me trupat e shqiptarëve që i fsheh dhe ky është krim i shumëfishtë, duke nisur nga rrëmbimi i trupave dhe fshehja e tyre. Nuk ka paqe pa e pranuar krimin Serbia dhe pa e pranuar Kosovën tonë, ka thënë Konjufca.

Konjufca bën homazhe në përkujtimin e masakrës së Rezallës

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Komunën e Deçanit është bërë përurimi i objektit…