Konjufca s’pranon të përgjigjet rreth raportimit të RTK-së, e ka një arsyetim
26 korrik 2024
| 15:39
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, pas homazheve pranë pllakës përkujtimore kushtuar zyrtarëve të rënë policorë, është pyetur nga gazetarët për shkrimin që publikoi RTK nga një gazetë boshnjake që i sulmon dy mediume në vend.
Konjufca refuzoi të përgjigjet me arsyetimin që “t’ia ruajë dinjitetin” Ditës Memoriale për policët e rënë në detyrë.
“Këtë pyetje dërgoma me shkrim, ndoshta të përgjigjem sepse sot po duam t’ia ruajmë 26 Korrikut dinjitetin e vet”, tha Konjufca për gazetarët.