Konjufca: Sylë Tahirsylaj la një kontribut shumë të madh në Institutin e Hidrometeorologjisë

17 qershor 2024 | 10:47

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se me pikëllim kanë mësuar lajmin për vdekjen e profesorit dhe meteorologut, Sylë Tahirsylaj.

Konjufca përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se ai ka lënë një kontribut shumë të madh në Institutin e Hidrometeorologjisë.

Postimi i plotë i Konjufcës:

Me shumë pikëllim mësuam se u nda nga jeta profesori dhe meteorologu i mirënjohur, Sylë Tahirsylaj.
Humbëm një profesionist të dalluar, që me përkushtimin e tij la një kontribut shumë të madh në Institutin e Hidrometeorologjisë, në sferën akademike universitare, si dhe në tërësi në fushën e meteorologjisë në vendin tonë.
Sylë Tahirsylaj do t’iu mungojë jo vetëm familjarëve dhe miqve të tij, por edhe publikut të gjerë, për të cilin ai ishte një emër i shquar i meteorologjisë për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, nëpër të cilën la shenjën e pashlyeshme të punës së tij të palodhur.
Ngushëllime më të sinqerta familjes dhe miqve të tij, të cilët humbën më të dashurin e tyre!
U prehtë në paqe!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Secilën herë e më shumë, njerëzit po u shmangen lajmeve,…