Konjufca takohet me ambasadorin belg, bisedojnë për agjendën evropiane të Kosovës
20 tetor 2021
| 13:21
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me këshilltaren Arbenita Mjekiqi, ka pritur në takim ambasadorin jo-rezident të Belgjikës për Kosovë, Frederic Meurice, i cili shoqërohej nga shefi i zyrës belge, Julien Sassel.
Me këtë rast, Konjufca ka falënderuar ambasadorin belg për mbështetjen e Belgjikës përgjatë proceseve shtetndërtuese të vendit tonë dhe në agjendën evropiane.
Në takim, ndër të tjera është theksuar përkushtimi për thellimin e mëtutjeshëm të partneritetit dhe bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Belgjikës.