Konjufca takohet me ambasadorin e ri amerikan
11 janar 2022
| 11:27
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, e ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
Në fillim të takimit mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, përderisa Hovenieri të hënën ka dorëzuar letrat kredenciale te presidentja Vjosa Osmani.
Pjesa më e madhe e karrierës së tij është fokusuar në çështje të sigurisë në Evropë dhe Euroazi. Përpara se të emërohej në rolin e tij të ri si ambasador, Hovenieri ka shërbyer si zëvendësshef i misionit në Ambasadën e ShBA-së në Ankara.
Përveç Kosovës dhe Turqisë, Hovenier ka shërbyer edhe në Gjermani, Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai, Peru, Serbi dhe Mal të Zi.