Konjufca takohet me ambasadorin e ri italian, ja për çfarë biseduan

13 tetor 2021 | 13:46

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të mërkurën në një takim njohës ambasadorin e ri të Republikës së Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Me këtë rast, kryetari Konjufca e ka përgëzuar ambasadorin De Riu për detyrën e re, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen koherente e të gjithanshme të Republikës së Italisë ndaj shtetit tonë.

Në këtë kontekst, Konjufca ka nënvizuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejmë bilateral.

Më tutje, kryetari Konjufca e ka njoftuar ambasadorin italian rreth angazhimeve të Kuvendit për miratimin e ligjeve dhe harmonizimin e tyre me ato të BE-së.

Duke i vlerësuar si të shkëlqyeshme marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë, ambasadori De Riu e ka falënderuar kryetarin Konjufca për mikpritjen dhe ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale në Hagë apo Dhomat e Specializuara të Kosovës…