Konjufca takohet me ambasadorin francez, ja për çfarë biseduan

14 mars 2025 | 15:26

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të premten në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Në këtë takim, kryekuvendari Konjufca dhe ambasadori Guerot biseduan rreth zhvillimeve në Kosovë, si dhe rreth çështjeve të ndryshme të interesit të përbashkët.

Duke folur për raportet e mira mes vendeve tona, kryetari Konjufca është shprehur për rëndësinë e thellimit dhe avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në çdo drejtim, në perspektivat që hapin vlerat dhe qëllimet tona të përbashkëta.

Në këtë kuadër, bashkëbiseduesit kanë folur për bashkëpunime përmes projekteve, e në të njëjtën kohë edhe për nevojën e takimeve të niveleve të ndryshme, përfshirë edhe ato në rrafshin e parlamentarizmit.

Po ashtu, në takim është diskutuar edhe rreth zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës, ecurinë para certifikimit të rezultateve, legjislaturën dhe ekzekutivin e ardhshëm që do të burojnë nga këto zgjedhje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokatja kosovare, Fehmije Gashi-Bytyqi, e ka përshkruar ish-presidentin e Kosovës,…