Konjufca takohet me delegacionin gjerman, diskutojnë për zhvillimet aktuale në Kosovë

09 shkurt 2024 | 13:46

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të premten në takim një delegacion të Grupit të Evropës Juglindore të Parlamentit të Gjermanisë, të drejtuar nga Josip Juratoviq.

Në këtë takim është diskutuar për proceset aktuale në Kosovë, për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror në fusha të ndryshme.

Konjufca ka njoftuar delegacionin parlamentar gjerman me proceset nëpër të cilat po kalon vendi dhe punën e institucioneve të Kosovës për përmbushjen e detyrave që dalin para tyre në këto procese, me theks të veçantë, në rrugëtimin për t’u bërë pjesë e strukturave euroatlantike.

Më tutje, Konjufca ka thënë se Gjermania ishte në krah të Kosovës dhe qytetarëve të saj në çdo fazë të shtetndërtimit e të zhvillimit dhe ka potencuar rëndësinë e kësaj përkrahjeje në sfidat dhe objektivat që vendi ynë ka para vetes, në aspektin e brendshëm, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Ndërsa udhëheqësi i delegacionit të Bundestagut, Josip Juratoviq, duke falënderuar kryetarin Konjufca për pritjen, ka vlerësuar miqësinë midis dy vendeve dhe popujve tanë, përderisa konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së vendit të tij për Kosovën edhe në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Beshiktashit ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit shqiptar,…