Konjufca takohet me kryesuesin e OSBE-së, bisedojnë për integrimin e Ballkanit në BE

15 korrik 2022 | 14:02

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të premten në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë, njëkohësisht kryesues i radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau.

Kryetari Konjufca dhe ministri Rau kanë biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve dhe angazhimin e Polonisë në rajon si kryesuese e radhës e OSBE-së.

Po ashtu, ata kanë shkëmbyer mendime rreth punës së legjislativit, progresit që ka shënuar Kosova me ndërmarrjen e reformave në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së shprehjes, demokracisë, sistemit zgjedhor dhe të drejtave të njeriut, si dhe bashkëpunimin e Kuvendit me misionin OSBE-së në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Polonisë dhe intensifikimin e bashkëpunimit, teksa ka theksuar se e ardhmja e Republikës së Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

Kryetari Konjufca dhe ministri Rau ka shprehur gatishmërinë për të çuar më tej marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Polonisë. Po ashtu, ata kanë theksuar si çështje me rëndësi strategjike integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Në takim është vlerësuar qëndrimi i Republikës së Kosovës kundrejt agresionit të Rusisë në Ukrainë.​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, bashkë me…