Konjufca takohet me Metën

07 qershor 2021 | 12:20

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas takimit me homologun shqiptar, Gramoz Ruçi është pritur në takim edhe nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Konjufca në vizitën e parë zyrtare në Shqipëri do të takohet edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ai në një konferencë të përbashkët me Ruçin, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë interesa të përbashkëta dhe se edhe politika duhet të bëhet e përbashkët.

“Asnjë fjalë nuk mund ta përmbledh kontributin e madh e të çmuar që Shqipëria e ka dhënë në vazhdimësi për shtetin tonë, Kosovën. Ne kemi interesa të përbashkëta meqenëse jemi në komb. Të tillë mendoj se duhet ta kemi edhe politikën”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket e pabesueshme, por është e vërtet. Ish-kampionia e Kosovës…