Konjufca takohet me Palmerin, ja për çfarë biseduan
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të mërkurën në takim zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherësh i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Palmeri e ka uruar Konjufcën për detyrën e re dhe konstituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit, si dhe ka konfirmuar gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta ndihmuar vendin tonë përgjatë proceseve të mëtejme shtetndërtuese.
Ndërsa Konjufca, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin e çmuar në çlirimin dhe rrugëtimin shtetndërtues të Republikës së Kosovës dhe shprehu mirënjohje të veçantë Palmer për përfshirjen dhe kontributin e tij në procesin e dialogut ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë.