Konjufca takohet me Spancën, i jep mbështetje Zyrës Kombëtare të Auditimit
13 shtator 2021
| 12:27
Në kuadër të takimeve të rregullta me drejtues të institucioneve, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim auditoren e përgjithshme të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), Vlora Spanca.
Me këtë rast, Spanca e ka njoftuar kryekuvendarin Konjufca lidhur me planet dhe angazhimet në fuqizimin e rolit të Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Ndërsa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka uruar Spancën për detyrën e re, duke premtuar njëkohësisht edhe bashkëpunim dhe mbështetje për ZKA-në.