Konjufca takoi Koordinatoren e OKB-së, konfirmuan gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit
Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, Arnhild Spence.
Në një komunikatë për media thuhet se Konjufca i shprehu mirënjohje Spence për punën e misionit të Kombeve të Bashkuara, me fokus të veçantë në mbështetjen e progresit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë.
Në komunikatë bëhet e ditur se ai e njoftuar Koordinatoren e OKB-së me arritjet e deritashme, detyrat, objektivat dhe synimet e kësaj legjislature të Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe, Konjufca dhe Spence konfirmuan gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe koordinimit sa më efektiv për konsolidimin e demokracisë, zhvillimin e qëndrueshëm, mirëqenien e qytetarëve dhe mbështetjen e reformave integruese.