Konjufca takon deputetin estonez, bisedojnë për situatën politike në të dyja vendet
Kryetari i Kuvendit Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të mërkurën në takim kryetarin e Grupit të Miqësisë me Kosovën në Parlamentin e Estonisë, deputetin Kristo Enn Vaga.
Në komunikatën për media të Kuvendit, bëhet e ditur se fillim të këtij takimi ku u diskutuan çështje të ndryshme të interesit të përbashkët, ku Konjufca i uroi mirëseardhje dhe e falënderoi deputetin estonez, Kristo Enn Vaga për vizitën, duke e vlerësuar këtë si tregues të angazhimit për të forcuar gjithnjë e më shumë bashkëpunimin mes dy shteteve.
Ata gjithashtu kanë diskutuar edhe për situatën politike në vendet përkatëse, si dhe për aspekte të sigurisë që përfshijnë rajonin dhe gjithë Evropën.
“Pasi diskutuan për situatën politike në vendet përkatëse, si dhe për aspekte të sigurisë që përfshijnë rajonin dhe gjithë Evropën, kryetari Konjufca ritheksoi se mbështetja e Estonisë ndaj Republikës së Kosovës në aspiratën e saj për integrim në organizata ndërkombëtare është e rëndësishme, duke shprehur mirënjohje ndaj shtetit estonez, me pritshmërinë që kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen”.
“Kryetari i Grupit të Miqësisë me Kosovën në Parlamentin e Estonisë, Kristo Enn Vaga e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, shprehu gatishmërinë e Estonisë për angazhim në drejtim të marrëdhënieve sa më të ngushta dypalëshe dhe vazhdim të mbështetjes për Republikën e Kosovën”, thuhet në komunikatën për medi4.