![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/2021_08_31_Kryekuvendari-Konjufca-priti-ne-takim-diplomatin-Julien-Sassel_3.jpg)
Konjufca takon diplomatin belg, flasin për fuqizim të demokracisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim shefin e ri të Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel.
Me këtë rast, Konjufca e ka njoftuar atë për punën dhe angazhimet e Kuvendit.
Kreu i Kuvendit vuri në spikamë angazhimet parlamentare lidhur me miratimin e ligjeve dhe harmonizimin e tyre me ato të BE-së, si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional me qëllim të fuqizimit të demokracisë.
Konjufca, ka çmuar lart bashkëpunimin e deritashëm në mes dy vendeve dhe premtoi vazhdimin dhe avancimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.
Shefi i Zyrës diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel, nga ana e tij, falënderoi kreun e Kuvendit për pritjen, ndërkaq u shpreh i bindur se marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve, do të vijojnë dhe thellohen edhe më tej edhe gjatë përfaqësimit të tij.