Konjufca takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për veriun

30 shtator 2021 | 12:51

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim komandantin e përgjithshëm të KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici.

Në takim u diskutua për gjendjen aktuale të sigurisë, me theks të veçantë për masat e ndërmarra në pjesën veriore të vendit pas zbatimit të reciprocitetit për targat.

Kryetari i Kuvendit teksa nënvizoi se Serbia mbetet burim destabiliteti në Kosovë e rajon, shprehu mirënjohje për kontributin e KFOR-it dhe domosdonë e thellimit të bashkëpunimit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për targat. Lajmin e…