Konjufca takon kryetarin e Bundestagut: Institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm pranë popullit të Kosovës
21 qershor 2021
| 13:02
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar kryetarin e Bundestagut gjerman, Wolfgang Schauble.
“Në takimin e përzemërt me Dr. Schauble ju falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën. Diskutuam gjatë rreth zhvillimeve historike e politike për Kosovë dhe rajon, si dhe për sfidat që paraqiten në rrugëtimin e stabilizimit të rajonit, luftimin e pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike dhe dialogun me Serbinë, si dhe finalizimin e procesit te liberalizimit të vizave”, ka shkruar Konjufca në llogarinë e vet në “Facebook”.
Konjufca ka theksuar se Bundestagu dhe institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm pranë dhe me popullin e Kosovës.