Konjufca: Të larguarve u pengoi Kurti
25 mars 2018
| 21:33
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se është i bindur se kushti esencial për ndarjen e LV-së nga të dorëhequrit kishte qenë mosardhja e Albin Kurtit në krye të partisë.
“Unë jam shumë i bindur që e kam kuptuar drejtë, dhe kushti esencial për ndarjen e LV-së është mosardhja e Albinit në krye të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Konjufca për “Top Channel”.
Ai ka përmendur “muajin e rëndësishëm”, në të cilin kishin biseduar me Shpend Ahmetin për të dy grupet, dhe për Konjucën ishte gjithçka e qartë se pakënaqësia e tyre për të gjitha çështjet tjera ishte shkas që ata deputetë të jepnin dorëheqje.