Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do të dështojnë, do t’iu përgjigjemi me qetësi

30 nëntor 2024 | 12:49

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas sulmit në mbrëmshëm në kanalin kryesor të Ibër Lepencit në Zubin Potok.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo ka qenë një tentativë e bandave të dirigjuara terroriste për të shkaktuar dëm në Kosovë.

Megjithatë, Konjufca ka thënë se institucionet e Koosvës po sigurohen që këto tentativa të dështojnë.

Tutje, ai i ka felenduar organet kompetente për punën si dhe partnerët si SHBA e BE, për përkrahjen dhe ndihmën e ofruar.

“Dua t’i falënderoj organet kompetente për punën e tyre në lidhje me sigurinë, menaxhimin e dëmit dhe punën e nevojshme të sanimit, si dhe partnerët tanë, ShBA dhe Bashkimin Evropian që kanë dalë në mbështetje të Republikës së Kosovës duke ofruar edhe ndihmën e tyre”, ka shkruar kryeparlamentari Konjufca.

Mes tjerash, ai ka thënë se përmes këtyre sulmeve, armiqt e Kosovës po tentojnë të shpërndajnë panic dhe pasiguri për qytetarët.

Postimi i plotë:

Tentativat për të shkaktuar dëm në Republikën e Kosovës me sulme në infrastrukturë kritike nga bandat e dirigjuara terroriste, do të dështojnë dhe institucionet tona do të sigurohen për këtë.

Dua t’i falënderoj organet kompetente për punën e tyre në lidhje me sigurinë, menaxhimin e dëmit dhe punën e nevojshme të sanimit, si dhe partnerët tanë, ShBA dhe Bashkimin Evropian që kanë dalë në mbështetje të Republikës së Kosovës duke ofruar edhe ndihmën e tyre.

Këto akte të armiqve të Kosovës janë kundër saj dhe popullit të saj. Duke sulmuar infrastrukturë kritike, ata kërkojnë të shpërndajnë panik dhe pasiguri. Ne do t’i përgjigjemi së bashku, teksa kemi qetësi e siguri të plotë, ndërsa ata do të përgjigjen për aktet e tyre terroriste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KFOR-i hungarez, EULEX-i, karabinier italianë po monitorojnë nga afër situatën…