
Konjufca thotë se familja Jashari është krijuese e UÇK-së
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se familja Jashari ka bërë aktin më të lartë, aktin më sublim të sakrificës për lirinë e vendin.
Konjufca tha se familja Jashari është krijuese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Me çdo 5, 6 dhe 7 mars vijmë këtu të gjithë së bashku për t’u përkulur para varreve të Jasharëve të rënë në vitin 1998, për arsye se familja Jashari është krijuese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është esenca e UÇK-së, e po ashtu e ka bërë edhe aktin më të lartë, aktin më sublim të sakrificës për lirinë e vendin tonë”, tha ai pas homazheve në Prekaz.
“Ata si familje e kanë pasur të mishëruar në zemrat dhe shpirtin e tyre një të vërtetë e cila e ka shpëtuar popullin e Kosovës, e kjo e vërtetë është se liria nuk fitohet pa armë në dorë, duke luftuar me armë në dorë dhe nuk fitohet pa i dhënë dëshmorët e vet. Kështu veproi Familja Jashari dhe për këtë arsye ne si komb, si popull i detyrohemi më së shumti për lirinë dhe për çlirimin e Republikës së Kosovës dhe Familjes Jashari”, tha Konjufca, raporton Ekonomia Online.