Konjufca thotë se nuk e kupton ‘pluhurin’ që po ngritët për pranimin e planit evropian

07 shkurt 2023 | 13:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se pas takimeve që kishte në Këshill të Evropës në Strasburg se çështja e dialogut me Serbinë është duke u bërë gjithnjë e më shumë e ndërlidhur me anëtarësimin e vendit tonë në Këshillit të Evropës (KE).

Përveç kësaj, gjatë një deklarimi për gazetarë, Konjufca ka folur edhe për pranimin në parim që i ka bërë Kosova, saktësisht, kryeministri Albin Kurti, planit evropian për marrëveshje me Serbinë.

I pari i Kuvendit ka thënë se nuk e kupton gjithë pluhurin që po ngritët për këtë çështje, duke thënë se Kurti qysh para tre muaj e ka pranuar se plani evropian është bazë e mirë për marrëveshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë me…