![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/03/konjufca.jpg)
Konjufca thotë se serbët që kryen krime në Kosovë mund të jenë duke bërë të njëjtën në Ukrainë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke nderuar veprën e heroit Ilaz Kodra në 25-vjetorin e rënies së tij, ka thënë se krimet serbe nuk do të falen asnjëherë.
Ai ka thënë se Serbia nuk e ka ndryshuar as kursin dhe as orientimin e saj, derisa ka kujtuar 116 shqiptarët e masakruar në Studime një çerekshekulli më parë.
Në këtë linjë, ai ka thënë se ata që kryen krimet në Kosovë, mund të jetë duke luftuar në anën e Rusisë për ta pushtuar Ukrainën.
“Shumë kriminelë që morën pjesë në krimet e kryera në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë nuk përjashtohet mundësia që shumë prej tyre të jenë duke kryer krime në Ukrainë”, është shprehur Konjufca.
Ndërsa për masakrën e Studimes, ai është shprehur se është një ndër krimet më të llahtarshme të gjenocidit të Sllobodan Millosheviqit.
“Nuk ka paqe pa drejtësi dhe nuk ka drejtësi pa dënimin e çdo krimineli”, ka thënë Konjufca.